Pages

Showing posts with label Lajme. Show all posts
Showing posts with label Lajme. Show all posts

Hakeret shqiptar sulmojn web faqen e qeveris Maqedonase

Tuesday, March 13, 2012 0 comments


Hakeret shqiptar ne orë të e mbrëmjes së të hënes sulmuan web faqen e qeversi maqedonase  http://www.mbrod.gov.mk/ 
Me nje porosi :
Ne gjithmone do ju urrejm ju
Sepse edhe ju jeni skllav sikur serbet, greket dhe ruset
Sepse vetem ju i nenqmoni shqiptaret
qka paten faj shqiptaret ne maqedoni qe i lenduan
populli maqedon eshte po ashtu sikur populli serb .
E nenqmoni nje popull qe ka vlera te medha e ata jane Shqipetaret dhe me koke larte do te jene gjithmone / Just Smile..
Si dhe nje Këng nga :Gold AG me Hysni Klinakun "Ruaje flamurin" 

Facebook “Pink” është virus

Monday, March 12, 2012 0 comments


Një version femëror i Facebook po qarkullon në internet. Një aplikacion ju lejon të ndryshoni ngjyrën e profilit tuaj në Facebook. Kështu që shumë vajza kanë rënë pre dhe kanë infektuar kompjuterin.

Për këtë, autoritetet ligjore kanë lëshuar një deklaratë, ku thuhet se një aplikacion i tillë nuk është i lëshuar nga Facebook, mirëpo nga persona dashakeqë.

“Në Facebook është duke qarkulluar një aplikacion i quajtur “Facebook-Pink”që ju kërkon të zëvendësoni profilin e vjetër blu me një ngjyrë të re rozë. Duke klikuar mbi ikonën e aplikacionit “më pëlqen” (like), instalohet në kompjuterin tuaj një virus”, thuhet në deklaratë.

Lidhur me këtë, këshillohet të jeni të kujdesshëm që të mos klikoni në ikonën në fjalë dhe të hiqni ikonën “Facebook Pink”. Më pas përditësoni antivirusin tuaj.

Nokia nuk i do ekranet e mëdha

0 comments


Sipas Niklas Savander nga kompania e njohur “Nokia” i cili bëri një deklaratë për mediet, ekranet e mëdhenj në telefonat celularë janë një fenomen që do të vdes shumë shpejtë.

Në këtë rast ai mendon për celularët siç janë HTC Titan (4.7 inç), Galaxy Note dhe Samsung (5.3 inç) dhe LG Optimus (5 inç), e nuk përjashtohet se këtu mendoi edhe në produktin e tyre Lumia 900 që ka ekranin prej 4.3 inç.

“Shumë shpejt njerëzit do ta kuptojnë dhe do të thonë, kjo qenka marri, pra të kenë një ekran të madh. Është vështirë të thuhet se kur do të ndodhë kjo, por avancimet do të duhej të kenë të bëjnë me teknologjitë e reja që mund të shpikin njerëzit, e jo vetëm me ekranet më të mëdhenj”, tha ai.

Gjithashtu, ai mendoj se çfarëdo pajisje më e madhe se 4.3 inç (Lumia 900) bëhet tablo, e atëherë më nuk bëhet fjalë për celular, por për tablo. Pra, 4.3 inç janë ekranet më të mëdhenj që mund të presim nga “Nokia”

Përshtypjet fillestare për Dell XPS 13

Wednesday, March 7, 2012 0 comments


image
Derisa gjatë javës së ardhshme pritet që të lëshohet ultrabooku XPS 13 i ndërmarrjes Dell, në këtë artikull mund t’i shihni disa nga gjërat më karakteristike për të.
Është më i hollë se Macbook Air i cili është 13 inçë dhe vetëm pak më i rëndë. Derisa madhësia e ekranit është e njëjtë me atë të Macbook Air prej 13 inçëve, XPS 13 është më pak i gjerë dhe më pak i thellë. Një ultrabook që është më i vogël se sa Macbook Air  nuk është lloji i prodhimitqë do të mund të pritnim nga Dell.
Meqë ra fjala për paraqitjen, rezolucioni i tij është 1366x768, që është pak më i vogël se sa rezolucioni 1440x900 i Air. Raporti i orientimeve (ang. aspect ratio) është 16:9 në vend të 16:10 sa është në prodhimin e Apple, kështu që është pak më i gjerë se sa i shkurtër. Është mjaft i ndritshëm.  
Sistemi i testuar nga kolegët tanë nga PC World në Shtetet e Bashkuara është modeli i nivelit hyrës që kushton 999 dollarë, që ka një procesor prej 1.6GHz Core i5, 4GB RAM dhe 128GB SSD. Niveli hyrës për Macbook Air kushton 300 dollarë më tepër dhe u ofron të njëjtin RAM dhe SSD, por ka një procesor pak më të shpejtë prej 1.7GHz Core i5. Dell ofron gjithashtu konfigurime me një SSD me 256GB për 1299 dollarë dhe me një SSD prej 256GB  dhe Core i7 2637M për 1499 dollarë.
Funksionimi i këtij modeli hyrës është mjaft energjik. Sistemi ndizet shpejt dhe “zgjohet nga gjumi” për vetëm pak sekonda kur ju e hapni llaptopin. Aplikacionet lëshohen shpejt. Ky është funksionimi që vjen nga një procesor i mirë Core i5 dhe SSD e shpejtë.
Tastiera është mjaft e mirë. Trackpadi është një “clickpad2”i ri që klikon gjithkund në tërë sipërfaqen. Edhe afër pjesës së sipërme të trackpadit ju e merrni një klikim që ua mundëson ta merrni vesh që ju e keni klikuar atë. /GJPC TEAM/

Samsung Galaxy S3, në prill?

0 comments




Seul, 4 mars - Ndërsa Samsung nuk ka pranuar ta prezantoj atë në WMC 2012, duket se do ta zbuloj në muajin Prill. Sipas disa burimeve jo edhe aq të besueshme, Samsung-u do të lansoj pajisjen Galaxy S3 në muajin Prill, transmeton ITshqip.

Karakteristikat e Samsung Galaxy S3, do të ketë ekran 4.8″ 1080p HD, një procesor quad-core 1.5GHz, një aparat fotografik 8 megapiksell, 2 megapiksell kamerë ballore, kualitet qeramike, 4G LTE dhe Android 4.0 Ice Cream Sandwich. Nëse burimet janë të sakta atëherë na ka mbetur vetëm edhe një muaj deri tek lansimi.

Panda Cloud Antivirus 1.5.2 sjell skanim të përshpejtuar

0 comments



Kompania për siguri, Panda Security, ka publikuar Panda Cloud Antivirus 1.5.2, versionin e ri të programit të vet antivirus të bazuar në cloud. Risitë përfshijnë kryesisht përmirësime të disa të metave nga versioni i kaluar –ta zëmë, skanimi manual tani është shumë më i shpejtë, posaçërisht në Windows 7.

Po ashtu është optimizuar edhe puna e shfrytëzuesit në sistemin operativ derisa ekzekutohet Panda Antivirus, kështu që tani nuk do të ketë ngadalësime apo ngecje gjatë fshirjes së fajllave, ndërsa është përshpejtuar edhe shtimi i viruseve dhe definicioneve të reja të viruseve përmes cloud.

Panda mbështetet në sistemin e ndarjes së informatave për viruset, Collective Intelligence, që në të vërtetë praqet cloud servis të angazhuar për mbledhjen e raportimeve të softuerit të ri malinj nga shfrytëzuesit tjerë dhe ruajtjen e definicioneve të viruseve në serverët e Pandas. Rezultati është detektimi jashtëzakonisht i shpejtë i malware të ri – pasi që definicionet e viruseve nuk gjenden në kompjuterin tuaj, por në serverët e kompanisë, nuk ka nevojë për update të tyre për t’u mbrojtur nga kërcënimet e reja, por vetëm që një shfrytëzues kudo në botë të paraqesë ndonjë fajll të dyshimtë.

Versionin falas të Panda Cloud Antivirus mund ta merrni nga sajti zyrtar, ndërsa aty gjendet edhe versioni me pagesë i cili ka edhe firewallin, opsionet për kontroll nga largësia dhe karantinën e përmirësuar

Komisioni Evropian kundër Google

0 comments


Nënpresidentja e komisionit Evropian dhe komisionerja për drejtësi, Viviane Reding, tha se agjencitë e unionit Evropian të cilat janë përgjegjëse për mbrojtjen e të dhënave kanë ardhur në përfundim se Google me rregulloren e vet të re për mbrojtjen e privacisë shkel ligjet evropiane.
Trupi Francez për mbrojtjen e të dhënave, CNIL, gjithashtu shprehi dyshimin në legalitetin e rregullores së re të Google dhe lajmëroi kompaninë se do të inicioj një hetim në nivel të Evropian.

Reding tha se Google me rregulloren e vet të re shkel disa ligje të unionit Evropian, duke filluar nga filluar nga fakti se nuk është konsultuar me askënd gjatë marrjes së vendimit, pastaj se ato nuk janë në përputhje me ligjet për transparencën, dhe në fund se ajo mundëson dhënien e informatave rreth personat privat për palët e treta pa miratimin e tyre.

Ajo gjithashtu tha se edhe shumë kompani tjera shkelin ligjet e unionit Evropian për mbrojtjen e të dhënave.

Asus do ta prodhojë tabletine Google?

0 comments

Deri më tani në internet kanë qarkulluar shumë zëra lidhur me prodhuesin e mundshëm të tabletit të Google, të cilin kompania ka vendosur ta quajë Play.
Thashethemet e fundit më tabletin e ri Android, me versionin e fundit të sistemit operativ, Android Jelly Bean, thonë se ky model do t’i besohet për prodhim kompanisë Asus, për të cilët thuhet se po takohet me zyrtarët e kompanisë Google.

Njoftmet e fundit rezultojnë se projekti që Google dhe Asus janë duke punuar së bashku, do të jetë kualitativ, ndërsa ky tablet do të jetë i pari që Google dhe Android të kenë tabletin e tyre me një ekran orej 7 inç dhe procesor NVIDIA Tegra 3.

test

0 comments

test

Text

 
Gjithçka Per Pc © 2011 | Designed by Bingo Cash, in collaboration with Modern Warfare 3, VPS Hosting and Compare Web Hosting