Pages

Facebook “Pink” është virus

Monday, March 12, 2012


Një version femëror i Facebook po qarkullon në internet. Një aplikacion ju lejon të ndryshoni ngjyrën e profilit tuaj në Facebook. Kështu që shumë vajza kanë rënë pre dhe kanë infektuar kompjuterin.

Për këtë, autoritetet ligjore kanë lëshuar një deklaratë, ku thuhet se një aplikacion i tillë nuk është i lëshuar nga Facebook, mirëpo nga persona dashakeqë.

“Në Facebook është duke qarkulluar një aplikacion i quajtur “Facebook-Pink”që ju kërkon të zëvendësoni profilin e vjetër blu me një ngjyrë të re rozë. Duke klikuar mbi ikonën e aplikacionit “më pëlqen” (like), instalohet në kompjuterin tuaj një virus”, thuhet në deklaratë.

Lidhur me këtë, këshillohet të jeni të kujdesshëm që të mos klikoni në ikonën në fjalë dhe të hiqni ikonën “Facebook Pink”. Më pas përditësoni antivirusin tuaj.

0 comments:

Post a Comment

Text

 
Gjithçka Per Pc © 2011 | Designed by Bingo Cash, in collaboration with Modern Warfare 3, VPS Hosting and Compare Web Hosting