Pages

Komisioni Evropian kundër Google

Wednesday, March 7, 2012


Nënpresidentja e komisionit Evropian dhe komisionerja për drejtësi, Viviane Reding, tha se agjencitë e unionit Evropian të cilat janë përgjegjëse për mbrojtjen e të dhënave kanë ardhur në përfundim se Google me rregulloren e vet të re për mbrojtjen e privacisë shkel ligjet evropiane.
Trupi Francez për mbrojtjen e të dhënave, CNIL, gjithashtu shprehi dyshimin në legalitetin e rregullores së re të Google dhe lajmëroi kompaninë se do të inicioj një hetim në nivel të Evropian.

Reding tha se Google me rregulloren e vet të re shkel disa ligje të unionit Evropian, duke filluar nga filluar nga fakti se nuk është konsultuar me askënd gjatë marrjes së vendimit, pastaj se ato nuk janë në përputhje me ligjet për transparencën, dhe në fund se ajo mundëson dhënien e informatave rreth personat privat për palët e treta pa miratimin e tyre.

Ajo gjithashtu tha se edhe shumë kompani tjera shkelin ligjet e unionit Evropian për mbrojtjen e të dhënave.

0 comments:

Post a Comment

Text

 
Gjithçka Per Pc © 2011 | Designed by Bingo Cash, in collaboration with Modern Warfare 3, VPS Hosting and Compare Web Hosting