Pages

Si të integroni titrat në filmin tuaj?

Wednesday, March 7, 2012


Në këtë mësim do të ju tregoj se si ti futni titrat në film, pra ti shikoni të dyja së bashku pa bartur titra me vete me formatin .srt .sub etc, pra ti keni titrat të integruara në filmin tuaj.
Për ta bër këtë të mundur ju duhen disa aplikacione të thjeshta dhe të vogla, ku kan më së shumti 1MB, dhe subtitle/titrat e filmit.


  1. VirtualDub 
    http://www.virtualdub.org/download.html
  2. VobSub
    http://www.afterdawn.com/software/video_software/subtitle_tools/vobsub.cfm
  3. xVid
    http://www.xvid.org/Downloads.15.0.html
I shkarkoni që të tre.
VirtualDub nuk ka nevoj të instalohet, sepse vëtëm duhet të ja bëni extract dhe e hapni dosjen me emrin virtualdub.exe
Ndersa ato dy programet tjera duhet te instalohen.
KUJDESË !
Kur bëni instalimin e programit VobSub duhet të keni kujdes se a jan selektuar të gjitha PLUGINS qe jua kërkon gjat instalimit si në foton e më poshtme.
Imazh
Po ashtu kur vini tek hapi si në foton e më poshtme,aty duhet ta gjeni lokacionin se ku keni bër extract programin e më hershëm më emrin VirtualDub,pra selektoni atë lokacion dhe vazhdoni next,dhe përsëri NEXT.
Imazh
Nëse diqka nuk shkon në rregull provoje edhe një her ta instalosh programin që përmenda tani:VobSub me të njëjten mënyrë që ju tregova.
Tani shkoni tek lokacioni/folderi ku keni bër extract VirtualDub,dhe hapni file-n me emrin VirtualDub.exe,dhe veproni si në foton e më poshtme.
Pra së pari e hapni programin dhe shkoni tek Opsioni VIDEO që e keni lart,dhe merrni filmin që dëshironitë ja vendosni titrat.
Imazh
Pasi ta keni vendosur filmin duhet të vazhdoni me hapat e më poshtëm.
Imazh
Kur të klikoni OPEN ju duhet ti gjeni titrat e filmit që zgjodhet më heret dhe vendosët në program,tek hapi i mësipërm që sa po përfunduam.
Po sa ta përfundoni,Shtypni gjithë katrorët me OK.
Imazh
Kurse tani te i njejti program që ishim më heret klikoni në VIDEO si në foton e më poshtme veproni ashtu.
Imazh
Kur të klikoni COMPRESSION duhet ta zgjidhni njërin prej CODECAVE në listen e më poshtme,ju duhet të zgjidhni të fundit dhe veproni si në fotot e më poshtme.
Imazh
Kur ta përfundoni këtë hap,ktheheni te programi i më parshëm dhe veproni si në foto.
Imazh
Dhe hapi i fundit është që ta ruani filmin me përkthim të integruar brenda tij.
Veproni si në foto.
Imazh
Dhe ky është përfundimi
Imazh
Duhet të keni durim sepse deri sa të bën kompresimin në AVI mund të zgjat me 1 deri në 2 orë varësisht gjatësia e filmit.
Dhe kështu gjiçka përfundoj,dhe besoj se tani e keni të qart se si disa web faqe e bëjnë të mundur shkarkimin e filmit me titra shqip të integruara.
BY: Gjithcka Per Pc

0 comments:

Post a Comment

Text

 
Gjithçka Per Pc © 2011 | Designed by Bingo Cash, in collaboration with Modern Warfare 3, VPS Hosting and Compare Web Hosting