Pages

Përshtypjet fillestare për Dell XPS 13

Wednesday, March 7, 2012


image
Derisa gjatë javës së ardhshme pritet që të lëshohet ultrabooku XPS 13 i ndërmarrjes Dell, në këtë artikull mund t’i shihni disa nga gjërat më karakteristike për të.
Është më i hollë se Macbook Air i cili është 13 inçë dhe vetëm pak më i rëndë. Derisa madhësia e ekranit është e njëjtë me atë të Macbook Air prej 13 inçëve, XPS 13 është më pak i gjerë dhe më pak i thellë. Një ultrabook që është më i vogël se sa Macbook Air  nuk është lloji i prodhimitqë do të mund të pritnim nga Dell.
Meqë ra fjala për paraqitjen, rezolucioni i tij është 1366x768, që është pak më i vogël se sa rezolucioni 1440x900 i Air. Raporti i orientimeve (ang. aspect ratio) është 16:9 në vend të 16:10 sa është në prodhimin e Apple, kështu që është pak më i gjerë se sa i shkurtër. Është mjaft i ndritshëm.  
Sistemi i testuar nga kolegët tanë nga PC World në Shtetet e Bashkuara është modeli i nivelit hyrës që kushton 999 dollarë, që ka një procesor prej 1.6GHz Core i5, 4GB RAM dhe 128GB SSD. Niveli hyrës për Macbook Air kushton 300 dollarë më tepër dhe u ofron të njëjtin RAM dhe SSD, por ka një procesor pak më të shpejtë prej 1.7GHz Core i5. Dell ofron gjithashtu konfigurime me një SSD me 256GB për 1299 dollarë dhe me një SSD prej 256GB  dhe Core i7 2637M për 1499 dollarë.
Funksionimi i këtij modeli hyrës është mjaft energjik. Sistemi ndizet shpejt dhe “zgjohet nga gjumi” për vetëm pak sekonda kur ju e hapni llaptopin. Aplikacionet lëshohen shpejt. Ky është funksionimi që vjen nga një procesor i mirë Core i5 dhe SSD e shpejtë.
Tastiera është mjaft e mirë. Trackpadi është një “clickpad2”i ri që klikon gjithkund në tërë sipërfaqen. Edhe afër pjesës së sipërme të trackpadit ju e merrni një klikim që ua mundëson ta merrni vesh që ju e keni klikuar atë. /GJPC TEAM/

0 comments:

Post a Comment

Text

 
Gjithçka Per Pc © 2011 | Designed by Bingo Cash, in collaboration with Modern Warfare 3, VPS Hosting and Compare Web Hosting