Pages

Lexoni Wikipedian edhe pa internet

Wednesday, March 7, 2012


A e dini që ju mund ta shkarkoni tërë përmbajtjen e enciklopedisë Wikipedia në kompjuterin tuaj? Ekzistojnë një numër i madh i aplikacioneve që mund të ndihmojnë të shkarkimin e një kopje të enciklopedisë Wikipedia për përdorim offline. Njëri nga aplikacionet që e lehtëson shumë këtë proces është shtojca e Chrome, Offline Wiki.
Shkarkojeni dhe instalojeni këtë aplikacion për Google Chrome në linkun
https://chrome.google.com/webstore/detail/oehajijgnimplajibelflobkdfggmnka/
Aplikacioni pastaj e shkarkon përmbajtjen nga Wikipedia. Vetvetiu, aplikacioni është i rregulluar në atë mënyrë që të shkarkojë versionin më të vogël, por ju mund ta zgjidhni versionin më të madh tek “setting”.
Kur të përfundojë shkarkimi, aplikacion do të ndërtojë një indeks për të gjithë artikujt e mundshëm për lexim. Tani ju mund të kërkoni dhe shfletoni artikuj pa pasur një qasje aktive në internet, ose madje të kërkoni për gjëra që ju interesojnë edhe duke mos pasur qasje në internet. Ky aplikacion mbase mund të na hyjë ne shqiptarëve në punë pasi që kemi nganjëherë ndalje të rrymës elektrike, e po ashtu edhe probleme me internet, si p.sh. rreth mbushjes, problemeve të ISP-së etj.
Shpresojmë që do të ju hyjë në punë. Këtë artikull po e përfundojmë me thënien e rilindësit të shquar shqiptar, Sami Frashërit: “Se drita e diturisë përpara do të na shpjerë
BY:Gjithcka Per Pc

1 comments:

  1. Unknown said...:

    pse nuk behet download kjo ??/? mua ma nxjer error ?

Post a Comment

Text

 
Gjithçka Per Pc © 2011 | Designed by Bingo Cash, in collaboration with Modern Warfare 3, VPS Hosting and Compare Web Hosting