Pages

Rregulloni zërin për programe të caktuara në Windows

Thursday, March 8, 2012


image
Shumë programe përdorin zëra në disa shkallë, qoftë ky ndonjë lajmërim ose tingull tjetër. Nganjëherë, ju dëshironi që ta ndalni zërin që vjen nga ndonjë program i caktuar ose nga sistemi Windows. Nëse nuk dëshironi që ta ndalni tërësisht zërin, por dëshironi që ta ndalni zërin që vjen nga ndonjë program i caktuar, atëherë mund të ju ndihmojmë.
Në versionet e kaluara të sistemit operativ Windows ishte mundësia që të klikohej dy herë në ikonën e “zërit” në këndin e poshtëm djathtas të ekranit dhe të klikohej në lidhjen Mixer për të ndryshuar nivelet e zërit për çdo program që ju e keni lëshuar. Kjo rrugë, nëse është e vështirë që të dëgjohen zërat përgjatë bisedave VOIP (për shembull në Skype), ju mund të zgjedhni që Skype të ketë zërin 100% ndërsa programet e tjera ta kenë, ta zëmë, 75%.
Natyrisht, kjo gjë mbase mund të jetë e thjeshtë, por në të njëjtën kohë edhe e panjohur por një pjesë të lexuesve të PC World Albanian. Është e nevojshme të ceket që është mirë të formohet baza, veçanërisht për Windows, pasi që duket se në këtë sistem operativ, ekzistojnë dy ose tri rrugë për t’i kryer shumicën e gjërave
By: Gjithcka Per Pc

0 comments:

Post a Comment

Text

 
Gjithçka Per Pc © 2011 | Designed by Bingo Cash, in collaboration with Modern Warfare 3, VPS Hosting and Compare Web Hosting