Pages

si të shkarkoni video nga YouTube

Thursday, March 8, 2012



image
Në të kaluarën kanë ekzistuar disa rrugë mjaft të dobishme për të shkarkuar video nga YouTube, ndërsa tani gjërat kanë ndryshuar. Por ekziston një skript me të vërtet i nevojshëm për të shkarkuar video nga shfletuesit Firefox, Google Chrome ose Opera pa pasur shumë probleme dhe në një rrugë të integruar.
Skripti shkarkues për Chrome, Firefox dhe Opera
-Një skript në shfletues që e shton një buton në pjesën e poshtme të çdo videoje për ta shkarkuar atë në formatin MP4 ose FLV.
-Ky skript i shkarkon drejtpërdrejt videot nga YouTube. Pra nuk ka nevojë që të kopjoni dhe ta vendosni URL-në tek ndonjë uebfaqe e palës së tretë apo diçka e ngjashme.
-Mundësia për të shkarkuar video nga YouTube në 720p (HD), 1080p (HD të plotë) dhe formatin MPA në 360p dhe 480p (nëse janë të mundshme).
-Ai lidhet mjaft mirë me ndërfaqen e YouTube.
Instalimi i skriptit YouTube Downloader në Google Chrome dhe Chromium
-Klikoni këtu për të shkuar tek faqja për shkarkim
-Në këndin e djathtë lart, ju do të shihni butonin për instalim.
-Skripti do të shkarkohet si një shtojcë.
Instalimi i skriptit YouTube Downloader në Firefox
-Në Firefox fillimisht ju duhet të instaloni shtojcën Greasemonkey.
-Tani, thjesht klikoni në butonin për instalim në këndin e djathtë lart të faqes për shkarkim (ngjashëm si për Chrome) dhe kaq ishte.
Udhëzimet rreth asaj se si të përdoret skripti mund të gjenden tek faqja e njëjtë ku është bërë shkarkimi

0 comments:

Post a Comment

Text

 
Gjithçka Per Pc © 2011 | Designed by Bingo Cash, in collaboration with Modern Warfare 3, VPS Hosting and Compare Web Hosting