Pages

Si të ndërroni pamjen e ekranit hyrës në Windows 7?

Wednesday, March 7, 2012


image
Nëse do të dëshironit që ta ndërronit sfondin e ekranit hyrës në Windows 7, atëherë mendoj që jeni ndalur në stacionin e duhur: ne kemi një zgjidhje për ju. Ju lehtësisht mund të ndërroni fotografinë që e ka të vendosur Windows 7 dhe ta vendosni një fotografi që ju pëlqen. Në këtë artikull do të shihni se si ta bëjmë këtë.
Ecuria e mëposhtme tregon ndryshimin e një regjistri për të ndërruar sfondin në ekranin për hyrje në Windows 7.

Prekni sustën me logon e Windows në tastierë dhe shkronjën R njëkohësisht. Shkruani “regedit” dhe shtypni Enter
Press Windows key + R. Type “regedit” and hit Enter.
Tani shkoni tek rruga e shkruar më poshtë:
Në anën e djathtë, shtypni të djathtën e miut në një hapësirë të zbrazët dhe zgjedhni New->DWORD Value. Shkruani emrin “OEMBackground”.
Klikoni dy herë në këtë çelës të ri të krijuar dhe vendosni vlerën në 1. Zgjedhni bazën Hexadecimal dhe shtypni “OK”.
Shkoni në diskun ku e keni instaluar Windows-in (zakonisht në C:) dhe shkoni në C -> Windows ->System32 ->oobe.
Krijoni një follder të ri të quajtur “info”. Në “info” krijoni një follder të ri të quajtur “backgrounds”.
Tashmë pothuajse keni mbaruar. Tani kopjoni fotografinë që dëshironi ta vendosni si sfond në follderin “backgrounds” dhe emërojeni follderin në “backgroundDefault”, pa thonjëza.
Rifllioni kompjuterin dhe do t’i vëreni ndryshimet.
 Shpresoj që ky mësim ka qenë i qartë dhe i kuptueshëm për ju.
BY: Gjithcka Per Pc

0 comments:

Post a Comment

Text

 
Gjithçka Per Pc © 2011 | Designed by Bingo Cash, in collaboration with Modern Warfare 3, VPS Hosting and Compare Web Hosting